TIRANË- Forcat e policisë janë vënë në alarm mëngjesin e sotëm pasi janë njoftuar nga banorët për një granatë në Kombinat.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se granata është pikasur nga banorët pranë një lokali në rrugën “Çabej” në Kombinat.

Ata kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Mësohet se granata ka qenë e pashpërthyer dhe e lidhur me një mekanizëm. Forcat xheniere kanë bërë çmontimin e granatës.

Policia thotë zyrtarisht se sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë. Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: