Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”. Referuar gazetës “Express”, bëhet me dije se policia ka marrë një informacion për praninë e një bombë në ambientet e aeroportit.

Sipas informacioneve të para, jo të konfirmuara, njësitet e posaçme të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar.

Mbetet për t’u parë nëse edhe ky alarm është fals apo jo, pasi kujtojmë se edhe pak javë më parë, në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë procesi mësimor, për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

Po ashtu edhe në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës u ngrit alarmi për bombë, i cili po ashtu rezultoi fals.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb