KORÇË

Alarm për bombë në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës. Dyshohet që një telefonatë ka njoftuar gjyqtarin Markelian Kuqo se në makinën e tij është vendosur një bombë. Policia ka kontrolluar mjetin e gjyqtarit dhe nuk ka gjetur asgjë deri tani në makinën e gjyqtarit. Në ndihmë janë thirrur edhe forcat RENEA.

Policia vijon hetimet për të zbuluar origjinën e telefonatës dhe ka marrë dëshminë e vetë gjyqtarit. Më 14 shkurt të këtij viti, gjyqtari Kuqo u bë fokus i mediave pas vendimit që dha duke pranuar kërkesën dhe lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb