Alarm për bombë në qytetin e Shkodrës. Forca të shumta policie kanë rrethuar menjëherë zonën.

“BalkanWeb” sjell pamje nga vendngjarja, ndërsa mëson se është vënë eksploziv pranë mjetit të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthimin e komanduar të lëndës shpërthyese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb