VLORË

Alarm për bombë në Vlorë. Raportohet se është gjetur një pako e dyshimtë, brenda së cilës dyshohet se ka eksploziv.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se pakoja e zezë është vendosur në një lulishte pranë Pallatit të Kulturës, në lagjen “Pavarësia”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar menjëherë zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë forcat xheniere për ç’aktivizimin e lëndës plasëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb