TIRANË

Ambasadorja e Francës në vendin tonë Elisabeth Barsacq ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanweb” se takimi po zhvillohet në selinë e PD-së. Në fokus të takimit është procesi zgjedhor i 25 prillit 2021, i kontestuar nga selia blu.

Burime bëjnë me dije se tashmë PD po vijon denoncimim te ndërkombëtarët në lidhje me procesin zgjedhor të zgjedhje, të kontestuar nga opozita.

Basha ka zhvilluar në dy ditët që lamë pas takime me krerët e degëve në rrethe dhe deputetët e dalë nga 25 prilli.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb