TIRANË

Tenderat për 8 shkolla dhe 2 kopshte në Tiranë që patën probleme për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019 janë shtyrë. Tenderi me fond limit 14.3 milionë lekë eshte anuluar përkohësisht pasi sipas agjencisë së prokurimeve publike asnjëra nga kompanitë pjesëmarrëse nuk plotësoi kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Një ndër shkollat e renditura në listë për rindërtim është edhe Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ i cili u shemb 3 ditë më parë nga IKMT me një fond limit mbi 3.6 milionë lekë. Pjesë e rindërtimit janë edhe ndërtimi I shkollave 9 vjecare “Hasan Vogli”, “Mangull”, “Pezë e Vogël”, “Qazim Turdiu”, “Murat Toptani” dhe “17-Shkurti” gjithashtu edhe 2 kopshte “Fikas” dhe Gurrë, si dhe ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”.

Burime për News24 bëjnë të ditur nga Bashkia e Tiranës se për shkak të situatës së krijuar nga covid-19 shumë zyra noteriale nuk kanë qënë të hapura duke vonuar plotësimin e dokumenteve dhe me rihapjen e tenderit me procedurë të përshpejtuar pritet që gjithçka të mbyllet brenda 10 ditësh. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se brenda 10 ditëve gjithçka do të zgjidhet.

8 shkollat dhe 2 kopshtet që do të rindërtohen
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”
Shkolla 9-vjecare “Mangull”
Shkolla 9-vjecare “Pezë e Vogël”
Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”
Kopshti “Fikas”
Kopshti “Gurrë”
Shkolla e mesme “Sami Frashëri”
Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”
Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”
Shkolla 9-vjeçare “17-Shkurti”

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb