Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, duke e lënë sërish në burg. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Vendimi
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 14, datë 10.05.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Ilirian Olldashi, vendosi:
1.Miratimin e vendimit nr. 22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit L.K., P.A., A.M., E.K. dhe S.C..
2.Miratimin e vendimit nr. 23, datë 31.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit L.K., P.A., S.C. dhe miratimin e vendimit nr. 34, datë 09.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesen E.K.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: