TIRANË- Deputeti i PD-së, Arben Imami i ka bërë një akuzë të fortë kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha sot në emisionit “Të paekspozuarit” në News24 se Basha i ka shitur zgjedhjet dhe ndaj duhet të largohet.

“Bojkot i demokratëve ka ulur votat e PD-së dhe ka rritur përqindjet numrin e deputetëve në parlament. Për shkak të programit, tezë marksiste, për shkak të heqjes së simbolikave të PD… Ditën që ka mbyllur mitingun, nuk ka thënë rroftë PD-ja.
Ky nuk thotë dot Partia Demokratike. Bëri një listë krejtësisht vetjake, dërrmoi partinë në të gjitha etapat. Bëri një fushatë e cila nuk ishte fushatë. Pse e bëri, një mundësi është paaftësia e tij. Të gjitha këto veprime sigurisht ka edhe paaftësi. Ka edhe diçka përveç paaftësisë. Është e qartë se ai ka shitur zgjedhjet. Në momentin që ka shitur zgjedhjet duhet të largohet. I ka shitur zgjedhjet”, deklaroi Imami.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe analisti Andi Bejtja, i cili paraljmëroi se nëse nuk ka garë dhe shkelet statuti, PD-në e pret asgjësimi.
“Shkelja e statutit shumë e qartë. Nëse nuk respektohet statusi dhe nuk ka garë për mua PD është në prag asgjësimi. Është shkelje nënkuptohet. Mënyra si po bëhet brenda dy ditëve…”, tha Bejtja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: