Është arratisur nga Gjykata e Korçës i burgosuri Kristian Medolli, 21-vjeç. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra. Raportohet se i riu akuzohej për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom dhe arrestimi i tij ishte bërë i mundur të premten. Ai dyshohet se ka vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë në banesën e 44-vjeçarit V. H. Policia ndërkohë ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit, me qëllim kapjen e të riut.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: