ITALI- Një ditë pas arratisjes spektakolare nga burgu i Civitavecchia-s në Romë, kapet njëri nga shqiptarët. “Corriere Della Sera” raporton se në pranga ka rënë Lekë Luka, 42-vjeçari i cili u arratis një ditë më parë me një tjetër shqiptar, Mark Osvaldin 31-vjeç.

Mësohet se shqiptari është kapur jo shumë larg burgut nga ku u arratis duke u kacavjerrë në mur.

Policia italiane nisi kërkimet intensive që paraditen e djeshme kur ngritën një helikopter për të rënë sa më parë në gjurmët e dy shqiptarëve,

SI U ARRATISEN SHQIPTARET
Referuar të dhënave të paraqitura në bazë të pamjeve të marra nga telekamerat e sigurisë, rezulton se dy të burgosurit shqiptarë nuk kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë që i kanë ndihmuar për tu arratisur.
Kamerat e sigurisë fiksuan edhe mënyrën se si shqiptarët u arratisën nga burgu. Duke përfituar nga një shëtitje në oborr ata kacavirren në murin rrethuesdhe arrijnë të zbresin ndonëse ra alarmi. Pas këtij momenti u ndanë më në dy drejtime të kundërta.

Sipas imazheve, njëri prej tyre është larguar në drejtim të zonës së bregdetit, ndërsa tjetri drejt veriut, zonës së Aurelias. Policia italiane tha ndër të tjera se i ka shpërndarë fotot e tyre në gjithë Italinë, ndërsa vazhdon mbikëqyrja nga ajri me helikopter, ndihmuar edhe nga 5 njësi operative të policisë.

NGJARJA
Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës mëngjesin e djeshëm duke u kacavjerrë nga muri rrethues. Ata përfituan nga një xhiro në oborr për të vënë në zbatim planin e tyre. Njëri prej tyre në momentin e arratisjes ishte i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit. Të dy ishin dënuar me një vit burg për veprat penale, vjedhje dhe prostitucion.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb