ELBASAN

Mes të arrestuarve në operacionin e nisur që prej mëngjesit të sotëm nga RENEA në qytetin e Elbasanit është edhe anëtari i njohur i fisit, Çapja.

Mësohet se i arrestuar me vendim gjykate është F. Çapja. Të arrestuar janë edhe shtetasit me iniciale B.K. A.D. S.M. A.N. dhe I.H.

Ndërsa janë kontrolluar ambientet e një resorti në pronësi të fisit Çapja policia ka zbuluar edhe një rast korrupsioni e shpërdorimi detyre nga ana e anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audio-vizive (AMA), të cilët thuhet se kanë bashkëpunuar me Çapjat. Mësohet se një anëtar i bordit të AMA ka rënë në pranga për përfshirjn në një rast korrupsioni me fisin Çapja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb