SHKODËR- Pas rreth 5 muajsh në arrati policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Mikel Doçi. I riu u shoqërua në prill të këtij viti, si i dyshuar pas një plagosje në lagjen “Skenderbeg”.

Por, gjatë dërgimit në dhomat e paraburgimit pa pranga në duar i shoqëruar nga një efektiv policie, më 17 prill Doçi goditi disa herë me grushte policin që po e shoqëronte duke u larguar me shpejtësi.

I arratisuri ka zbritur shkallët me vrap dhe më pas në dalje është ndeshur me një tjetër efektiv të cilin gjithashtu e ka qëlluar dhe më pas doli në pjesën e pasme të godinës ku ka kapërcyer murin rrethues duke u arratisur.

Për ngjarjen atëherë u pezulluan disa punonjës policie dhe për disa të tjerë u vendosen paralajmërime. 24-vjeçariu arrestua sepse dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër por mëngjesin e 17 prillit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb