Telashe për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për shqiptarët, Aleksandër Gjoka. “BalkanWeb” mëson se këngëtari i rrokut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.

Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.4 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb