TIRANE- Mesditën e sotme është arrestuar një ndërtues i fuqishëm në Tiranë. Burime policore konfirmojnë për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për Dritan Llanajn, pronarin e firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”, për të cilin Gjykata ka vendosur masën arrest me burg pak ditë më parë.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Tiranës për akuzat: “Ndërtim i palgjishëm, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me pasoja të rënda”.

Çështja në fjalë i ka kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Mësohet se hetimet për ndërtuesin 41-vjeçar nisën pas denoncimeve të disa familjeve që pretendonin se ishin mashtruar. Banorët e Unazës së Re një vit më parë protestuan dhe e akuzuan Llanajn se iu kishte marrë truallin e tokës për të ndërtuar pallat, por më pas nuk respektoi kontratën e nënshkruar me ta. Të gjitha apartamentet sipas banorëve janë shitur dhe gjithcka është falsifikuar.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit:

– Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme. (foto ilustruese)
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb