TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shkarkuar nga detyra një prej drejtuesve më të rëndësishme të organit të akuzës në vend. Bëhet fjalë për Kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga prokuroria raportoi për “BalkanWeb” se vendimi i është marrë gjatë ditës së sotme. Kujtojmë se Hajdarmataj ishte prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Aktualisht dosja e Tahirit dhe Habilajve është në dorën e tij.  Tashmë ai do të jetë prokuror i thjeshtë tek Krimet e Rënda.

Po kështu mësohet se në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela. Vendimi për largimin e Hajdarmatajt si drejtues vjen një ditë pasi ai mori në pyetje Gentian Cekajn, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mes Kryeprokurores Arta Marku dhe Kreut të Krimeve të Rënda prej kohësh zhvillohej një luftë e ftohtë, ndonëse mes tyre që prej zgjedhjes së Markut në dhjetor kishte pasur disa takimet. Pak muaj më parë Marku i hoqi edhe makinën të cilën e kishte në përdorim Hajdarmataj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb