Shqipëria i rikthehet ditëve pa viktima nga COVID-19. Kjo e dielë ka sjellë vetëm 3 raste me COVID-19, 2 në Tiranë e 1 në Durrës.

Po ashtu 8 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Ndërkaq edhe numri i pacientëve aktivë sa vjen dhe bie pasi vetëm 66 qytetarë cilësohen ende me COVID-19.

 

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        3
Të shëruar në 24 orë     8
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2444

Testime totale            795,322
Raste pozitive             132,512
Raste të shëruara        129,990
Raste Aktive                 66
Humbje jete
2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          27
Shkodër       16
Durrës 6
Lezhë           5
Elbasan       4
Berat             3
Dibër             2
Kukës           1
Fier              1
Vlorë             1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb