Tepelena është tronditur sot nga një krim i rëndë. Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri në dalje të qytetit mbrëmjen e kësaj të mërkure, ndërkohë që i plagosur ka mbetur vëllai i tij.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga të dhënat ka ndërruar jetë Artur Bresha, ndërsa vëllai i tij, Artan Bresha, 43 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe autorët që kanë qëlluar ndaj dy vëllezërve me armë zjarri, ndërkohë që paraprakisht dyshohet si shkak një zënkë për motive banale.

Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb