Është arrestuar në Mal të Zi një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa.

Si rezultat i punës, shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shkodrës, Interpol Tirana dhe Autoriteteve Policore malazeze arrestuan në Mal të Zi dhe më pas deportuan për në Shqipëri shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim: Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.

Ndaj këtij shtetasi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar Urdhrin e Arrestit datë 21.06.2017, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin V. K., dyshohet se janë autor të ngjarjes së ndodhur më datë 06.05.2017, ku rreth orës 14.00, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në lagjen “Qemal Stafa”, Bashkia Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë shtetasin N.H, i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi më 6 maj në vendin e njohur si “Ura Dervishbeg” në qytetin e Shkodrës, teksa boksieri i njohur shkodran po dilte nga një berber.

Nga sa u raportua autorët lëviznin me motor, dhe kur i janë afruar 32-vjeçarit e kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën fundore të shpinës duke u larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë shuma gjurmë.

Menjëherë Nelson Hysa është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë. Pak kohë pas ngjarjes burime pranë spitalit të Shkodrës bënë me dije se boksieri shkodran, i cili u plagos me dy plumba, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb