Digjet një automjet në Krujë pak minuta pas atentatit me një të vdekur dhe një të plagosur në Milot.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se në Borizanë është duke u djegur një automjet tip “Audi”, teksa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Po kështu gazetari Andi Shota raportoi se brenda makinës është gjetur një armë kallashnikov.

Atentati ndodhi në Milot, në hyrje të një pallati. Makina me të cilën ishin viktimat ka qenë tip fuoristradë “Land Rover”, e blinduar, por me sa duket ata janë qëlluar pasi kanë nga makina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: