Detaje të reja mësohen nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autorët që lëviznin me një makinë “Audi”, thuhet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti, Blerim Preçit, duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij.

Blerim Preçi ka ulur shpejtësinë dhe është hedhur nga makina në lëvizje e sipër. Më pas mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa Blerim dhe Klisman Preçi kanë shpëtuar mrekullisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb