GRAMSH

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Çekrez në Gramsh ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur.

BalkanWeb mëson se një makinë fuoristradë tip ‘ML’  ka dalë  nga rruga teksa dy persona të seksit mashkull kanë vdekur. Paraprakisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se fuoristrada ra në humnerë 3 kilometra larg nga Gramshi në vendin e quajtur ish- depot ushtarake ose Çekrez dhe saktëson se asnjë nga viktimat apo të plagosurit nuk është shqiptar.

  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb