KUKES– Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Rrugën e Kombit.

Burime nga vendngjarja raportojnë për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur rreth 3 kilometra pa hyrë në Reps, ndërsa mjeti ishte duke ecur kur ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e ngjarjes nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Makina është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

(Vijon…)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: