Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat pak minuta pas protestës.

Ai tha se agresori i tij, 31-vjeccari që e sulmoi është një agjent i policisë kriminale, i përdorur nga qeveria.

“Siç u pa ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante është personi, personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale. Kontigjent me minimale siç futen me doza të vogla në rreth trafikantësh. Problem, me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokumenti shëndetësor për të dëshmon se gjithçka është e përgatitur”, tha Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kreu i PD-së u shpreh se qeveria e kishte bërë gati aktin mjekësor për të mashtruar, për të justifikuar një agjent të policisë kriminale dhe nxori dokumentet ku shihet se 31-vjeçari kishte rinovuar patentën këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb