Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur sot se me urdhër të kryeministrit Rama është arrestuar Ballist Morina.

Sipas tij, tifozi i famshëm i dronit të ndeshjes Serbi- Shqipëri në vitin 2014, është arrestuar sapo ka hyrë në Shqipëri.

Statusi i Berishës
Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.

Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: