Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë që nuk ka folur për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe për deklaratat që Basha bënte ndaj tij pas zgjedhjeve, për shkak se ata të dy janë takuar disa herë me njëri-tjetrin dhe ka pasur përpjekje për ta vendosur në koalicionin e PD.

“Që kur kam nisur karrierën politike në cdo pozicion kam qëndruar ndër ligjin. Kjo është arsyeja që ske dëgjuar një fakt që të provojë që kam shkelur ligjin. Shteti ligjor, ka qenë premtimi madhor i kësaj partie. Unë kam shprehur hapur dhe qartë mendimin tim. Kam qenë dhe do të mbetem për të gjithë sanksionet që mbështeten në prova. Nuk kam hezitim për cilindo. Rasti konkret, nuk jam future shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen dhe përpjekjet e tij për ta vendosur në koalicion me PD. E kam takuar një herë në jetën time, dënoj aktet e blerjes apo shitjet e votës. Unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes argumente e prova dhe sigurisht nuk mbështes vendime pa argumente dhe prova, unë dënoj çdo akt dhe blerje votash. Unë nuk kam folur për personin, sepse më dilte seriali i drekave të Bashës me këtë. S’kam dashur të ndërhy në këto drekat dhe darkat, në çështjet private. S’e kam parë të arsyeshme”, tha Berisha.

Berisha foli më tej për konferencën e kryetarëve të grupeve, ndërsa tha se aty janë të pranishëm cilindo. Po ashtu, ai tregoi edhe si po ndiqet procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Deputetët kanë të drejtë të plotë të mendojnë, kurse Alibeaj flet në emër të vetes së tij. Deputeët janë personalitete të PD, ndërsa Alibeaj le në emër të Bashës e Ramës si dhe vetes së tij. Konferenca është më e gjerë se kryetaret e grupeve, atje marrin pjesë më shumë se kryetaret e grupeve. Pse paraqiten në konferencë dhe shprehin qëndrimet e tyre nuk ka… Edi Rama e shpalli zgjedhjen e presidentit në kodin e mafias. E dëgjuat vetë. Cili është kodi i mafias? Plumb me zarf. Do të jenë tre emra, e morët vesh atë. Ai futi në zarf sekret tre emra. Kështu që a mundet që një forcë politike të pranojë praktika mafioze? Kurrë s’i pranon”, tha Berisha.

Për Berishën është anti-demokratike që të mos njihet Kuvendi i PD.

“Cila është platforma jonë? BE. Po e qeverisë? Ballkani i Hapur. Cila është platforma jonë? Luftë pa kompromis me transparencë me korrupsionin. Pra. janë dy botë, dy platforma dhe kam besim se shqiptarët do të zgjedhin platformën tonë. Unë nuk injoroj asgjë, por ideja që të shndërrohet në parti grup parlamentar është anti-demokratike. Secili ka të drejtë të shprehë mendime, por partitë kanë forumet e tyre. Ata që nuk njohin Kuvendin e 11 dhjetorit, nuk njohin procesin e marsit, kanë probleme serioze me veten e tyre. Çdo njeri është i lirë të thotë çdo gjë që do, ndërsa veprimet janë të tjera. Për ide dhe mendime, PD ka qenë dhe do të jetë e hapur gjithmonë”, përfundoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: