Sot në orën 14:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në lidhje me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lidhur me këtë seancë ka reaguar paraditen e sotme kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili deklaroi se kryeministri Rama dhe ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duan t’i marrin mandatin deputetit demokrat.

“Procesi ndaj deputetit Salianji, me të cilin Edi Rama dhe grupi mafioz Xhafaj duan ti marrin atij mandatin. Ky përbën një triumph të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel. Ervin Salianji si deputet në betejën e tij, që në fakt duhet ta bëjë çdo deputet, denoncoi Geron (Agron) Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane se ishte i dënuar me shtatë vite burg i rrjetit të Bolonjës si drejtues i trafikut të drogave të forta”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb