TIRANE-Në një kohë kur kanë mbetur edhe më pak se 6 kuti për t’u numëruar nga 64 kuti në total që janë kontestuar në kryeqytet, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka depozituar një kërkesë në KQZ, ku kërkon të rinumërohen të gjitha kutitë e qarkut të Tiranës.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PDIU, Erion Manohasa numërimi i kutive ka vërtetuar pretendimet për deformim të votës.

Nga rezultatet që përcjell KQZ mësohet se deri tani janë numëruar 58 kuti të Qarkut Tiranë, nga të cilat PDIU rezulton me 1 vote më shumë në raport me rezultatin e 25 qershorit.

Më herët PDIU arriti të rikuperonte deri në 13 vota por që pas rinumërimit iu ulën ç’ka rrjedhimisht do të thotë se me këtë rezultat paraprak Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Kuvendit. “Beteja” votë për votë në secilën kuti po zhvillohet për shkak se PDIU pretendon të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit që e ka humbur për 37 vota.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb