TIRANE

Seanca e sotme Parlamentare ka nisur me betimin e deputetëve të rinj në Kuvend. Mësohet se janë 3 deputetët e betuar nga lista e PD dhe LSI, Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama, ndërsa Indrit Hoxha e ka refuzuar mandatin.

“S’mund të marr mandat kur drejtues të PS janë komunistë si Braho e Xhafaj, kur babai i kryeministrit ka firmosur varjen e Havzi Nelës, s’mund të marr një mandat ilegjitim. Më 11 maj vjen akti final i kësaj klike që ka uzurpuar Parlamentin”,-tha ai, jashtë sallës.

Ndërkohë, njëri prej deputetëve të betuar sot, Kujtim Gjuzi u shpreh: “Betohem se do jem gjithmonë në krah të qytetarëve votës së lirë. Ky parlament, ka njerëz që s’duhet të ishin këtu”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Seanca vijoi me mbajtjen e një minute heshtje për ndarjen nga jeta në krye të detyrës, së nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ndodhej me mision në Letoni.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb