Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vend, një ditë pasi në Theth humbi jetën një turist gjerman.

Këtë të martë, mësohet nga gazetari Enver Doçi, se ka rënë në humnerë një tjetër turist, kësaj here nga Franca. Ai ka rënë në një humnerë në fshatin Gjoçaj, ndërsa për ngjarjen kanë raportuar në spital banorët e zonës. Deri më tani informacionet janë të pakta në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet gjendja shëndetësorë e turistit. Për të kaluar te ngjarja e ditës së djeshme, vlen të theksohet se nga rënia në humnerë humbi jetën D. J., ndërsa mbeti e plagosur shtetasja gjermane M. S., 28 vjeçe

Kjo e fundit po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë dhe për pasojë humbi jetë, ndërsa 29 vjeçarja ndodhet në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb