THETH

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dietën e sotme në zonën ne Thethit. Një punëtor, i cili po shkarkonte disa tulla ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e saj.

“BalkanWeb” mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak metra larg nga qendra e Thethit. Sipas të dhënave të para thuhet se viktimë ka mbetur një 23-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: