Një aksident fatal është regjistruar sot në një pallat në ndërtim në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një punëtor ndërtimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër. Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi me inicialet A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb