RINAS

Një shumë parash prej 26 mijë dollarësh është sekuestruar sot nga struktuarat e Antitrafikut të Doganës në Rinas pasi rezultonin të padeklaruara.

Sipas të dhënave të para thuhet se sasia e parave të padeklaruara do të nxirreshin në të zezë jashtë Shqipërisë. Shuma e parave dyshohet si i përkiste një shtetasi turk dhe një shtetasi sirian, ndërsa hetimet kanë nisur.

Policia ka filluar punën intensive për të rënë në ‘gjurmët’ e vërteta të sasisë monetare, ndërsa priten të masa të forta ndaj dy shtetasve të huaj, të cilët tentuan t’i kalonin  26,300 dollarë në mënyrë ilegale nga Shqipëria.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: