FIER

Një gomone me 1 ton drogë është bllokuar sot në Fier. Mësohet se mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës, hapësirë territoriale e Fierit. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se gomonia, që ishte në ndjekje nga policia, u bë e mundur pas aksionit të ndërmarrë nga blutë e Fierit, Vlorës, FNSH, dhe Delta Forcë.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Mehmeti tha se gomonia 10 metër e gjatë, ishte bërë gati për rrugë, ndërsa ka dyshime se ajo kishte si destinacion Italianë.

“Flitet se në gomone është kapur rreth1 ton drogë, por ende nuk ka informacion zyrtar. Sipas informacioneve të para mësohet se ka qenë një hetim i policisë së Fierit, e e cila ka kërkuar edhe ndihmë e Delta Forcë. Mjeti ujor u gjet gati duke u nisur. Lënda narkotike është transportuar në policinë e Fierit. Mendohet se gomonia do të nisej ditën e sotme, pasi trafikantët mund të shfrytëzonin motin e keq, pasi deti ka shumë dallgë”, -tha Mehmeti. Pritet një komunikatë zyrtare nga policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: