Policia e Lezhës ka dalë në njoftim zyrtar lidhur me atentatin ndodhur rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës.

Sipas bluve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit, siç raporton për BalkanWeb gazetari Elidon Ndreka, udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe Klisman Preçi.

Fatmirësisht nga ky atentat nuk ka pasur të lënduar.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P. Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb