Një lokal në afërsi të “5 hernjove të Vigut”, në Shkodër është sulmuar me armë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjare dhe po heton për rastin. Pronar i lokalit mësohet të jetë Albert Pjetri.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: