TIRANË- Dy ditë para seancës konstituive të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë kanë zhvilluar një vizitë në Kryeministri. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorët, mes tyre edhe diplomati amerikan Donald Lu, qëndruan në zyrën e kryeministrit për rreth 1 orë.

Ndërkohë ditën e nesërme janë parashikuar edhe mbledhjet e grupeve parlamentare PS dhe PD. Kujtojmë se tre ditë më parë Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka folur rreth qeverisë së re, më e vogël në ministri duke u shprehur e paqartë lidhur me mekanizmat e bashkërendimit të BE, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit.

ambasadoret-te-kryemnistria-1

“Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”, tha Vlahutin.

Deklaratat e saj ambasadorja e BE i bëri gjatë Shkollës Verore Europiane që u mbajt këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb