Ndërron jetë një pacient, i prekur nga koronavirusi, që ndodhej i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ mësojnë se pacienti kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabet dhe hipertension.

Viktima ishte shtruar më herët në Sanatorium, por u transferua në spitalin Infektiv dhe më pas sërish tek COVID 2, pasi gjendja e tij u rëndua.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 712 raste me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona (përfshi edhe viktimën e sotme).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb