Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta me një 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, ndërsa sipas policisë autori është vënë në pranga, ndërsa i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari Enrik Mehmeti mëson se autori i ngjarjes është Qirjako Hita.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

57177e60 0164 4795 Aafa 7953341b2fbb
57177e60 0164 4795 Aafa 7953341b2fbb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: