FUSHË KRUJË

Moti i keq me reshje shiu ka bërë që të dalë nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë.

Si pasojë janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë në Mallkuç. Po ashtu, është përmbytur fshati Murqinë. Plot 30 banesa në fshatin Murqinë janë të rrethuara nga uji.

Sipërfaqja e përmbytur po zmadhohet pasi prurjet po shtohen. Gjithashtu rruga që lidh fshatrat e përmbytur është bllokuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb