TIRANE- Vladimir Gjuta ka paraqitur në gjykatën e Tiranës një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, duke kërkuar kështu lirinë. Gazetarja e ‘News24’ Klodjana Lala, sqaron për ‘BalkanWeb’ se seanca gjyqësore për Gjutën, i cili është arrestuar nën akuzën për ‘dhunë në familje’, pasi dyshohet se dhunoi babanë, do të zhvillohet nesër.

Pas lirimit nga akuza e tritolvënies ndaj biznesit të babait të ministrit Saimir Tahiri, Vladimir Gjuta u rikthyer sërish në qeli, pas denoncimit të babait të tij. Gjykata e Tiranës vendosi më 22 qershor të këtij viti masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe thyerje të masës së sigurisë. Por, më vonë, babai dhe familjarët e tij theksuan se nuk kishin dëshmuar asnjëherë se Vladimiri kishte ushtruar dhunë.

Vladimir Gjuta u arrestua qershorin e vitit të kaluar, bashkë me nipin e tij Baftjar Bruka, me akuzën e organizatorit të vendosjes së tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por më 5 maj u lirua nga burgu për mungesë provash.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: