Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se makina tip ‘Mercedes Benz’ në pronësi të Nikoll Prenga, efektiv në burgun e Shënkollit, është djegur plotësisht.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme, pasi mund te kete lidhje me detyren e policit. Ndërkohë efektivi Prenga teksa ka reaguar për ngjarjen, tha se dyshimet e tija i ka treguar në polici. “Kam dyshimet e mija, i kam treguar në Polici”, ka pohuar Prenga.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e zjarrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb