LEZHË- Një lokal është djegur gjatë natës tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Sipas raportimeve të para lokali që u dogj është në pronësi të Pjetër Prelës.

Prela është personi që denoncoi skandalin me tokat tek Rana e Hedhun. Në një prononcim për mediat, pronari i lokalit ka deklaruar se “nuk e di nga se është shkaktuar zjarri”. Policia nuk ka ende një pistë të qartë për shkaqet e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 30.05.2018, rreth orës 02:24 është marrë njoftim se te Rana e Hedhun në Shëngjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri, në pronësi të shtetasit P.P.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb