Digjet një automjet në Thumanë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa makina ka dalë jashtë përdorimit.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Thumanës, teksa paraprakisht dyshohet për defekt.

Zjarrfikësja dhe policia kanë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka marr flakë një automjet në ecje në pronësi të shtetasit S. P.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë të mundur fikja e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: