Një automjet është grabitur me dhunë mbrëmjen e djeshme në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërsa sipas pronarit të mjetit, Martirio Peqini, banues në Divjakë, persona të paidentifikuar i kanë marrë me dhunë mjetin ti “Benz” me të cilin po udhëtonte.

Mësohet se autorët pas grabitjes, janë larguar në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb