LUSHNJE

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje teksa një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë pikërisht pacienti që ndodhej brenda.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Krutje, teksa ambulanca po shkonte në drejtim të Tiranës. Shoferi i cili drejtonte ambulancën, N.H, 55 vjeç është dëmtuar kurse pacienti M.M, 62 vjeç nuk ka mbijetuar dot.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnje

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb