TIRANË

Hartimi i një projektrezolute për dënimin e genocidit të Srebrenicës ka bërë për herë të parë bashkë të gjitha rrymat në Partinë Demokratike.

I ideuar nga Tritan Shehu, dokumenti është depozituar në Kuvend në pritje të diskutimit në seancë plenare.

Në fund të tij rezulton se kanë formosur edhe Sali Berisha, Tritan Shehu, Grida Duma, Ina Zhupa, Kreshnik Çollaku, Sajmir Koreshi e Edi Paloka.

Ky është dokumenti i parë ku të gjithë deputetët e PD-së bëhen bashkë që pas vendimit të ish kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar.

Rezoluta

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka dorëzuar sot në Kuvend një kërkesë për mocion me debat të finalizuar me rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe siç thotë ai do të ketë shumë shpejt dhe për gjenocidin në Kosovë.

Shehu thotë se megjithëse i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do të kishte rëndësi të veçantë në këto momente të vështira për Europën. Kërkesa është firmosur dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnje Hercegovinë”

Shumë shpejt edhe për gjenocidin serb në Kosovë.

Dorëzohet në Kryesine e Kuvendit kërkesa për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë.

Megjithëse i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do të kishte një rëndësi të veçantë, në këto momente të vështira për Europën, me pasoja destabilizuese në rajonin tonë, që vënë në rrezik paqen, bashkëjetesën, e rrugën tonë të integrimit.

Të kujtosh krimet e së kaluarës, të dënosh ato, të kërkosh falje nga autorët, është një domosdoshmëri për mos përsëritjen e tyre.

11 Korriku kërkohet të shpallet si dita e përkujtimit të atij gjenocidi.

Pikërisht nën këtë optikë, shumë shpejt do të procedohet me një iniciativë tjetër të ngjashme, për të njohur e dënuar publikisht e zyrtarisht edhe gjenocidin serb në Kosovë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb