TIRANË

Dosja e Izet Haxhisë i ka kaluar sot Gjykatës së Lartë, e cila pritet më pas të sqarojë përfundimisht mosmarrëveshjet e krijuara rreth saj. Ajo do të zgjidhë mosmarrëveshjet e lindura mes Gjykatës së Tiranë dhe dhe asaj të Krimeve të Rënda, të cilat nuk kanë ndarë ende se e kujt është kompetenca për të shyrtuar dosjen në fjalë.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodjana Lala tha se ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që e ka dërguar çështjen e ish-truprojës së Sali Berishës në organin e Gjykatës së Lartë.

“Gjykata e Krimeve vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, kjo për faktin se mes tyre ka lindur një mosmarrëveshje me Gjykatën e Tiranës se cila prej tyre është kompetente për dosje e Izet Hashisë”-tha Lala.

Prokurori i çështjes Besnik Muci ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Izet Haxhinë, ndërsa ky i fundit, do të qëndrojë në burg deri sa të shprehet organi i Gjykatës së Lartë në lidhje me caktimin e kompetencës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: