PATOK

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të “Kryqëzimit të Patokut”. “BalkanWeb” mëson se dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: