Një konflikt i çastit është është bërë shkak për plagosjen e 2 personave në Mamurras.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Mësohet se të plagosurit identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë të moshës 40 dhe 20 vjeç. Përsonat e plagosur janë nisur drejt spitalit të Traumës, për trajtim më të specializuar.

Policia tha se ka identifikuar një 22 vjecar si autori të gjarjes.

Njoftimi i policise

Plagosen me armë zjarri dy të rinj, Policia zbardh menjeherë ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L.,21 vjeç dhe E.Z.,21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes shtetasin E.N, 22 vjeç.

Janë ngritur pika konrolli dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: